Nga Erion Braçe
Nuk mbillet gruri ne mars, minister!
Nuk mbillet!
Tani ka nevoje per pleh ai grure qe eshte mbjelle!
Ua jep dot?!
Per mbjelljet, duhej degjuar me heret;
fjala bie ne fund tetori une dhe ju kemi qene perballe e une kam thene cfare degjon edhe nje here;
Ja ku e keni, mbase vlen per MISRIN, se GRURI iku tani e varesia u thellua!!
ERION BRACE/ Komisioni i Ekonomise, fund Tetori i vitit qe shkoi:
Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe
efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të
analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare. Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të
varur totalisht? Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku
rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur
prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më
keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në
këtë pjesë?
Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë
fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që
neve na duhet edhe grurë?
Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja
është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi
dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton
1860 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase. Po t’i bëjmë të gjitha këto,
kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku
çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë. Në funksion
të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike? Natyrisht
që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi.
/5pyetjet.al