Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris pritet të arrijë më 9 mars në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon. Gjatë udhëtimit të saj nga 9 deri më 11 mars, Harris do të vizitojë edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se agjenda e nënpresidentes në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën./5pyetjet.al