Kryeministri holandez Mark Rutte tha se nuk ishte kundër ndërprerjes së furnizimit rus me naftë dhe gaz pasi kjo do të dëmtoj vendet e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Unë nuk do të kërkoja ndërprerjen e furnizimit tonë me naftë dhe gaz nga Rusia sot, nuk është e mundur sepse ne kemi nevojë për furnizim dhe kjo është e vërteta e pakëndshme.“, tha Rutte gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.
“Por ne mund të bëjmë më shumë për të çuar përpara axhendën e gjelbër, për të dekarbonizuar ekonomitë tona”, shtoi ai./5pyetjet.al