Nafta në Shqipëri ka shkuar mbi 260 lekë për litër dhe kryeministri Edi Rama tha dje se rritja mund të jetë akoma më e madhe, pasi jemi në luftë.
Por Presidenti Ilir Meta u bën thirrje institucioneve që të kontrollojnë dhe ndalojnë rritjen abuzive të karburanteve.
“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
📌 Në Slloveni 1.75 USD/litër
📌 Në Kroaci 1.65 USD/litër
📌 Në Rumani 1.6 USD/litër
📌 Në Serbi 1.57 USD/litër
📌 Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme” shkruan ai.
/5pyetjet.al