Rusia ka lëshuar 710 raketa kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit dhe forcat ruse janë afruar më shumë me qytetet Kharkiv dhe Mykolaiv, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Forcat ruse fituan 20 km (ose 12 milje) në ditën e fundit dhe tani janë jashtë Kharkiv-it, tha zyrtari. Për më tepër, Rusia është rreth 15 km (9 milje) në veri të Mykolaiv.
Nuk ka pasur “lëvizje të rëndësishme” nga forcat ruse drejt Kievit ose Chernihiv, megjithëse vazhdojnë të ketë “shumë luftime” pranë Chernihiv./5pyetjet.al