-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja mbi plagosjen në Lezhë/ Polici i pranishëm, autorët ende të paidentifikuar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë, ku 30-vjeçari Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm një polic, i cili ka deklaruar se nuk ka parë autorët që kanë qëlluar drejt berberhanes.

Dyshohet gjithashtu se një pjesëtar i familjes Nikulaj mund të jetë plagosur, por ai nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk është paraqitur në spital.

Gjendja e 30-vjeçarit Daci nuk është ende e qartë, ndërsa autorët e ngjarjes mbeten të paidentifikuar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur krehjen e zonës për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit