Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për rritjen e çmimeve, duke kërkuar reagim urgjent të qeverisë.
Meta kërkon nga qeveria miratimin e një paketa ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
✅ Kroacia heq akcizën e naftës.
❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
📌 Për uljen e çmimit të karburanteve;
📌 Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!”, mbyllet postimi i Metës.