Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se u hoqën taksat doganore për importet e naftës.
Ai deklaroi se Serbia do të përballet me probleme serioze nëse Bashkimi Evropian ndalon importin e karburanteve nga Rusia.
“Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim. Nafta dhe gazi nuk do të bien në prehrin tonë”, tha ai, përcjell N1.
Vuçiç tha se Industria Serbe e Naftës (NIS) po kërkon nga vendet e treta për naftë.
Presidenti serb gjithashtu tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.
“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç të martën.