-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Duam armëpushim të riparojmë Çernobilin, reaktorët po rrjedhin

Kryesoret

Pas sulmit në Çernobil, reaktorët kanë filluar të rrjedhin dhe dëmet e tyre mund të jenë të pariparueshëm, për këtë Ukraina i ka kërkuar armëpushim Rusisë deri sa ata të mund të vendosin sërish në funksion centralin bërthamorë.

Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.

“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.

Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit