Pasditen e sotme në disa qytete të vendit janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimeve. Pas Tiranës, në Rrugën e Kombit për disa minuta u bllokua qarkullimi.
Në Rrugën e Kombit është bashkuar edhe Ivpeshkopi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, për të shprehur revoltën për çmimin e naftës që po rritet. Me makinat e fikura, qytetarët kanë bllokuar Rrugën e Kombit, ndërkohë që një prej tyre ka deklaruar se vetëm me anë të protestave mund të bëjë pas kjo qeveri.
“Në Ukrainë ka luftë, çmimi i naftës është 1 euro, kurse këtu pa luftë rritet çmimi. Këtu ka dorë shteti dhe oligarkët që vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre. Jemi mbledhur sot këtu dhe njerëzit duhet të kuptojnë se vetëm përmes protestave mund dhe do të bëjë kjo qeveri pas. Ne do të protestojmë çdo ditë. Do shkojmë edhe në Tiranë nëse na thërrasin për protesta kombëtare“, tha një prej protestuesve.