Katër persona kanë humbur jetën dy prek të cilëve fëmijë, nga bombardimi i një ndërtese banimi pranë qytetit të Kharkiv, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).
Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.
SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.
Më vete, një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima.









