KQZ largohet nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës. Vendimi vjen si një shenjë proteste për mos largimin e KQZ së Rusisë dhe Bjellorusisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vet kryetari i saj Ilirian Celibashi, nëpërmjet shkrimit në Facebook ai u shpreh se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e organizatës, e cila nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat ajo u krijua dhe duket që do të shkojë drejt shpërbërjes edhe formalisht.

Kujtojmë se disa ditë më parë nga ACEEEO janë larguar edhe Sllovenisë, Kroacisë dhe e Polonisë janë larguar po ashtu për arsyen që Rusia dhe Bjellorusia vazhdojnë të jenë pjesë e saj.