Takimi në Antalia midis ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës Kuleba dhe ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka përfunduar.
“Lavrov nuk u angazhua për dëbime!”, tha Kuleba në fjalën e tij.
Sakaq ai shtoi se, “ne ngritëm çështjen e një armëpushimi, një armëpushim 24 orësh. Ne nuk bëmë përparim në këtë pasi duket se ka vendimmarrës të tjerë për këtë çështje në Rusi”.
“Unë erdha këtu me një qëllim humanitar për të lënë takimin me një vendim për të mbajtur një korridor humanitar. Fatkeqësisht ministri Lavrov nuk ishte në gjendje të angazhohej për këtë, por ai do të korrespondojë me autoritetet përkatëse”, tha ndër të tjera Kuleba duke shprehur keqardhjen për mos arritjen e një koncensusi të përbashkët.
Kuleba tha se Lavrov në thelb i kishte kërkuar Ukrainës të dorëzohej.
“Rusia nuk do të shohë që Ukraina do të dorëzohet”, shtoi ai duke e bërë të qartë se Ukraina do të vijojë rezistencën”.