Në eventin e fundit të Apple, “Peek Performance” përveç lançimit të disa pajisjeve të reja, gjiganti i teknologjisë solli surprizë një variant të ri të iPhone 13 mini, 13, 13 Pro dhe 13 Pro Max.
Ngjyra jeshile e errët është risia e fundit e iPhone-it dhe duket shumë më elegant nga ç’mund ta kishit imagjinuar.
![Duhet të shihni ngjyrën e re të iPhone 13 dhe 13 Pro](https://media.anabelmagazine.com/o.anabel.al/media3/-785-0-6229bd44aaa8c.jpg)
Ngjyra jeshile i bashkohet nuancave blu, rozë që janë aktualisht gjendje për iPhone 13 dhe 13 mini. Sa kushton një iPhone në ngjyrë jeshile?
![Duhet të shihni ngjyrën e re të iPhone 13 dhe 13 Pro](https://media.anabelmagazine.com/o.anabel.al/media3/-785-0-6229bd444d63c.jpg)
Mund ta rezervoni iPhone 13 mini, 13, ose Apline Green 13 Pro dhe 13 Pro Max duke nisur nga 11 marsi me çmime duke nisur nga $699, $799, $999 ose $1,099. Versioni i ri do të jetë i aksesueshëm për t’u blerë në dyqanet zyrtare duke nisur nga 18 marsi.