-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen 47 telefona iPhone 14 Pro Max

Kryesoret

Tiranë-Tregtonin barna dhe aparate celulare, të dyshuar të kontrabanduar në vendin tonë, vihen në pranga dy persona. Sekuestrohen 47 aparate celulare iPhone 14 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar, dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.

“Si rezultat i tij u bë ndalimi i  shtetasve K. S., 40 vjeçe, dhe K. K., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit K. K., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 47 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases K. S. shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore” tha ai.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit