Këngëtari me famë botërore Maluma do mbajë një koncert në Tiranë që i ka entuziazmuar të gjithë.
Ndonëse përkon me një periudhë aspak të këndshme për gjithë botën, ky është koncerti i parë i një artisti të një kalibri të tillë në vendin tonë.
Edhe Klea Huta është gëzuar nga ky lajm dhe madje ka bërë edhe një batutë në rrjetet sociale me ndjekësit e saj. Ajo ka publikuar në Instastory videon ku ylli kolumbian përshëndet Tiranën dhe i fton të marrin pjesë në koncert.
Mirëpo, vëmendje ka marrë mbishkrimi i aktores. “Ma çoi personalisht. Tregoja shqiptarëve tha”-ka shkruar Klea.
