-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk kam nevojë të vjedh ide”, Einxhel reagon ndaj akuzave të Rudinës

Kryesoret

Finalistja e “Big Brother VIP Albania” , Einxhel Shkira ka folur në lidhje me akuzën që aktorja Rudina Dembacaj, bëri në “Instagram”-in e saj personal kundrejt moderatores.

Rudina u shpreh se një gjë të tillë ajo e ka menduar para një viti duke treguar dhe një postim të sajin dikur.

Gjatë një interviste për “Pardon My French” Einxheli tha se nuk ka rëndësi se kush e ka patur idenë e para ose jo, pasi ajo do të duartrokiste çdo person që do ta ndërmerrte këtë iniciative.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në ‘Big Brother’, vetëm do e duartrokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta…

Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide”, u shpreh Einxhel Shkira

Ndër të tjera, ajo u shpreh për projektin e saj të ardhshëm, duke thënë se nuk po e bën këtë gjë për t’u dukur si heroinë, por sepse e prek si çështje.

“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim.

Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit