Ka përfunduar takimi mes Ministrave të Jashtëm në Turqi. Sergey Lavrov dhe ai Ukrainas, Dmytro Kuleba kanë dal në një konferencë për shtyp.
Kubela u shpreh, “Ne kërkuam çlirimin e territorit tonë. Mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur. Situate është tragjike. Qyteti është bombarduar nga ajri dhe toka.
Ai u shpreh se nuk pati marrëveshje për koridore në Maripuol, përveç atyre të caktuara.
Ndërsa ministri rus Lavrov u ndal te çështjet e diskutuara në takim duke theksuar se iniciativa për koridoret humanitare është në zbatim.
“Ne kemi dhënë njoftime në mënyrë të vazhdueshme. Ne konfirmuam se iniciativa e palës ruse për të hapur koridore humanitare është në zbatim. Koha vendoset në terren.
Ne u kujtuam kolegëve tanë se në bisedimet e fundit në Bjellorusi pala ruse propozoi ide konkrete për dokumente ligjore. Pala ukrainase i mori këto ide në Kiev. Për të rënë dakord me disa pika që do të zgjidhnin krizën ukrainase në kontektin e sigurisë për kontinetin e Europës”, tha Lavrov.