Në takimin që po zhvillohet me dyer të mbyllura mes ministrit të jashtëm ukrainas dhe homologut të tij rus, pritshmëritë për arritjen e negociatave janë të ulëta.
Gazetaret e mediave të huaja raportojnë se interesi është i madh për këto bisdime, dhe salla është ë mbushur me reporter që presin lajme.
Ata premtojnë premtojnë konferenca shtypi kur të mbarojnë.
Këtë e ka thënë vetë Kuleba, duke argumentuar se çdo sukses do të varet nga ato që ai i quan “udhëzimet” që Lavrov merr nga Moska.
Ka pasur shumë spekulime rreth sinjaleve të dhëna nga Kremlini disa ditë më parë, të cilat disa i interpretojnë si një zbutje të mundshme të pozicionit rus.