Edhe qytetarët e Sarandës dhe Tepelenës kanë dale për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës.
Për rreth 30 minuta, qytetaret e Sarandës bllokuan trafikun duke detyruar dhe drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.
Fillimisht protestuesit janë përplasur me policinë, e cila në kushtet e krijuara ka devijuar trafikun në drejtime të tjera.
Me pankarta në duar “çmimet na prekin të gjithëve” dhe me thirrjet “Rama ik” edhe qytetarët e Tepelenës shprehin indinjatën kundër situatës ekonomike në vend.



