Ditën e sotme para parlamentit disa nga efektivët e zjarrfikësve kanë dal në protestë. Ata kërkojnë plotësim kushtesh dhe rritje pagash.
“Kërkojmë që shërbimit të zjarrfikëset t’i rritet paga, sipas ligjit dhe VKM-së. Ne kërkojmë të paguhem në kohën e rregullt të punës, siç thotë kodi i punës. Paga jonë aktualisht është 360 mijë lek, nuk na paguhen orët e natës, të cilat janë diku te 90 mijë lek. Kemi kohë që kemi ngritur këto problematika në ministri dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, theksoi efektivi i zjarrfikësit.
Më tej si shtoi se ato janë kërcënuar për largim nga puna.