-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuza e ministrit rus për laboratorët amerikanë në Ukrainë mbledh Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të zhvillojë një takim me Rusinë, pas akuzës nga ministri jashtëm rus se ka “aktivitete biologjike ushtarake të SHBA-ve në territorin e Ukrainës.

“Ky është pikërisht lloji i përpjekjes së flamurit të rremë që kemi paralajmëruar se Rusia mund të nisë për të justifikuar një sulm me armë biologjike ose kimike”, deklaroi Olivia Dalton, zëdhënëse e Misionit të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

Ajo shtoi se nuk do e lënë Rusinë që të ndezë botën ose të përdorë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një vend për të promovuar dezinformimin e tyre.

Kërkesa ruse, e shpallur në një postim në Tëitter të enjten pasdite nga zëvendësambasadori i saj i parë në OKB, Dmitry Polyansky, pason refuzimin e SHBA-ve ndaj akuzave ruse.

Në përgjigje të akuzave të kësaj jave nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike kundër Ukrainës.

Psaki e quajti pretendimin e Rusisë “të pahijshme”.

“Kjo është e gjitha një dredhi e dukshme nga Rusia në përpjekje për të justifikuar sulmin e saj të mëtejshëm të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës”, tha zyrtarja amerikane.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mohoi akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të sulmojë me armë kimike ose biologjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit