Forcat ruse bombarduan zonat e banuara të Kharkiv 89 herë brenda një dite. Kështu ka deklaruar guvernatori lokal Oleh Synegubov.
Reuters raportoi se Synegubov tha gjithashtu se nuk kishte asnjë rrezik për civilët pasi u godit një institut me një laborator bërthamor.
“Nuk ka ende kërcënime për popullatën civile”, tha ai në një video. Kjo vjen pasi një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha të enjten se avionët rusë kishin bombarduar institutin, i cili strehon një reaktor bërthamor eksperimental.
Kjo është dita e 16-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.
Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.