Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Ai do të jetë kësaj here i pranishëm në ditën e verës, pas dy vitesh që koncerti i tij madhështor shtyhet për shkak të pandemisë Covid-19
“Revista Who” bën me dije se gjithashtu Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.
Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.
Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.