-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtronte të huajt përmes call center, arrestohet 36-vjecarja

Kryesoret

Goditet një tjetër rast i përfitimit të shumave të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike.

Një 36-vjecarje, banuese në Durrës është arrestuar nga polica pasi u zbulua duke mashtruar të huajt përmes call center.

Ndërkohë dyshohet se ka pasur 3 bashkëpunëtor të cilët janë gjithashtu nën hetim nga polica.

Njoftim

Në vijim të operacionit policor të koduar Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. K., G. H. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e atë ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit