-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin do të shkatërrojë Çernobilin, “topi” i ngelet Ukrainës

Kryesoret

Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të krijojnë një ‘katastrofë’ në Çernobil, për të cilën ai planifikon t’i fajësojë ukrainasit në mënyrë që të justifikojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës së tij kundër vendit ish-sovjetik. Kështu ka deklaruar sot shërbimi i inteligjencës së Kievit.

Sipas tyre sulmi terrorist do të kryhet nga operativë rusë të zhvendosur në central dje mes një grupi specialistësh të dërguar nga Bjellorusia për të marrë përsipër operacionet e sigurisë në termocentralin bërthamor.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Kievit beson se kjo po shtron terrenin për një katastrofë bërthamore për të cilën do të fajësohej Ukraina.

Ata thonë se forcat ruse kanë mbledhur trupat e ushtarëve ukrainas që vdiqën duke luftuar në aeroportin Hostomel – afër Kievit – në kamionë frigoriferikë, në mënyrë që ata të mund të çohen në Çernobil.

Qëllimi i Putin sipas tyre është të shantazhojë komunitetin global pas sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e armëve për Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit