Forca ajrore ukrainase ka deklaruar se ka parë avionët rusë të qëllojnë në një qytet në Bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën.
Kyiv beson se sulmi i supozuar, i cili erdhi nga hapësira ajrore ukrainase, ishte në një përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në orën 14:30.
Pretendohet se avionët rusë fluturuan nga aeroporti i Dubrovytsya në Bjellorusi, hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas qëlluan mbi qytetin e Kopanit.
Në një deklaratë thuhej: “Ky është një provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!”