Duke folur në OKB të premten, i dërguari ukrainas Sergiy Kyslytsya dënoi Rusinë, “shtetin agresor”, për gënjeshtrat e saj, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
“Cili do të jetë objektivi i radhës? Një ndërtesë më shumë banimi? Edhe një maternitet?” tha ai. “Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende.”
Kyslytsya foli për Mariupolin, qytetin bregdetar jugor, i cili është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse.
“Sulmet ajrore dhe granatimet pa dallim të Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1,582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale”, tha ai. “Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”.