Ushtria ruse ishte e pa përgatitur për pushtimin e saj në Ukrainë dhe tani po përballet me shumë vështirësi në terren, “veçanërisht në fushën logjistike dhe në fushën e inteligjencës”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura franceze Pascal Ianni për stacionin televiziv francez France2 .
“Është e mundur që një sulm ndaj Kievit do të kryhet në ditët e ardhshme, por në fakt marrja e kontrollit të Kievit është një çështje krejtësisht tjetër dhe do të marrë një kohë të gjatë,” tha ai, duke treguar “rezervën” e ushtrisë ruse.