-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori ukrainas në Beograd: Qëndrimi për Kosovën s’ka ndryshuar

Kryesoret

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, ka dhënë një intervistë për median serbe “Alo”, ku ka folur dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar.

Ukraina ende nuk e njeh zyrtarisht Kosovës si shtet të pavarur, teksa më herët ka deklaruar mbështetjen për Serbinë. Aleksandrovich ka thënë se pozicioni i Ukrainës ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.

“Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Alexandrovich.

Në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Serbia ka mbajtur një qëndrim të paqartë, teksa është shprehur se respekton integritetin territorial të Ukrainës, por ndërkohë nuk ka pranuar të bashkohet me vendet që vendosën sanksione ndaj Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit