Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banja Llukë të Republika Srpskas në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.
Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës, një klub i motoristëve që ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë, ka organizuar protestën.
“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banja Llukë, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës – një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.