Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris theksoi unitetin midis SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO dhe evropianë dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.
“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik të shtunën në Uashington, DC.
“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha ajo.
Sipas saj, “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s” tha Harris.
Ajo vuri në dukje gjithashtu edhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus.