-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takon Borrellin: Mos e injoroni luftën hibride ruse në Ballkan

Kryesoret

Në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë, prezent është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë ditës ka zhvilluar disa takime me liderë nga Evropa.

Përmes një postimi në Twitter Kurti ka njoftuar se në hapësirat ku po mbahet forumi, e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti, ka treguar shkurtimisht se çfarë ka biseduar me Borrellin dhe çfarë ka kërkuar nga ai.

“Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se sanksionet janë më e pakta që mund të bëhen kundër Rusisë në këtë kohë lufte.

“Kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi i minimumit që mund të bëjmë”, ka shkruar ai.

Më herët, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime edhe me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit