Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati, në lagjen “11 janari”.
Banesa është në pronësi të Petraq Ristit dhe për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.