Donald Veshaj, aktori i humorit njëkohësisht dhe banori më i pëlqyer në shtëpinë e Big Brother Vip edhe pse nuk rrëmbeu dot çmimin e madh arriti të merrte kohë në Top Channel për të plotësuar ëndrrën e tij dhe të vëllait, Romeos.
Në një nga netët atij ju premtua emisioni “Më li të flas”, po për shkak të hatër mbetjes në natën finale vëllezërit e anuluan fare si projekt.
Pas daljes së Donaldit nga ‘Big Brother’, janë shtuar fansat që duan ta shohin atë në muzikë. Nisur nga ky fakt, ata janë shfaqur më shpesh në klubet e kryeqytetit, por jo vetëm.
Së bashku me kantautorin Elgit Doda vëllezërit Veshaj kanë një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte edhe jashtë vendit. Jo vetëm kaq, por ata janë ndër më të kërkuarit, duke u paguar edhe me shumë marramendëse, sa paguhen artistët më të njohur të skenës. Bëhet me dije se deri në 5 mijë euro marrin për të qenë prezent në koncertet që organizohen gjatë fundjavës, por jo vetëm.
Rrugëtimi i tyre i ri në muzikë, kërkon tashmë impenjime të reja, duke u përgatitur këtë herë si këngëtar. Donaldi aktualisht është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me Fifin.