Deputeti demokrat, për qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi ditën e sotme përmes një uinterviste televizive për A2 ka komentuar çështje e marrëveshjes mes PS dhe PD për miratimin e rezolutës ditën e djeshme në Kuvend me 114 vota pro për integrimin e vendit drejt BE, por gjithësesi është shprehur me skepticizëm se nuk do të ketë dakordësi të mëtejshme mes pozitës dhe opozitës për sa u përket çështjeve të tjera politike.
Fjala e Korreshit
Unë nuk kam asnjë iluzion që do të ketë asnjë bashkëpunim nga PS, sepse një gjë të tillë s’e ka bërë asnjë herë. Nuk pres ta bëj në këtë moment.
Votova pro sepse vendimet e grupit nuk diskutohen. Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Për rastin në fjalë jam edhe dakord, pasi s’e shoh veten time jashtë proceseve integruese të Europës, pavarësisht se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar me atë Europë ku duam të integrohemi. Në mënyrën se si është sot Shqipëria, ai s’po e çon në drejtim të Europës, por në drejtim të gropës.









