Kryeministri Edi Rama ka filluar bashkëbisedimin e tij me qytetarët ashtu siç e kishte planifikuar një orë para protestës.
Në paketën e rezistencës sociale ai ka treguar se është arritur zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, po ashtu ka treguar se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë dollarë janë dhënë nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pa lëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.