Telenovela mes dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vijon në rrjetet sociale. Çifti njoftoi ndarjen vetëm pak ditë më parë, duke i dhënë fund raportit 1- vjeçar.
Pas Melisës, që u shfaq e penduar në rrjetet sociale, ka qenë Andi ai që ka bërë një reagim në “Instagram”. Ai ka postuar një status ku shkruan: “Do doja ta dije si ndihem”, duke lënë të nënkuptohet se ky mesazh i drejtohet Melisës.

Ishte pikërisht kjo e fundit që përmes disa “Instastory”-sh ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Në një status të para pak ditësh, ajo shkruante se ishte e penduar deri në pikë të fundit duke shtuar: “Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur.

Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni, sepse ky është limiti”. Ajo e kishte hequr Andin nga lista e personave që ndiqte, teksa kishte fshirë po ashtu edhe fotot. Njësoj si ajo, kishte vepruar edhe Andi. Pas një dite, Melisa reagoi sërish në rrjetet sociale duke shkruar: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë, sepse isha me nerva”. “Panorama Plus” bën me dije se ky çift është ndarë pikërisht prej xhelozisë.