9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luftë” Rusi-SHBA edhe në hapësirë, astronauti amerikan mund të mbetet në ajër

Kryesoret

Mark Vande Hei, 55-vjeç, i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi, është planifikuar të kthehet në Kazakistan më 23 Mars. Ai ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku ka shkuar aty gjatë një ekspedite me dy kozmonautë rusë me anijen kozmike Soyuz.

Por pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë , Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, ka kërcënuar se do ta lërë astronautin amerikan në hapësirë.

Ai madje gjeti kohë për të përgatitur një video-montazh rrëqethës, i cili u postua në Twitter nga NASA Watch.

Në video shihen astronautët rusë të cilët shkëpusin segmentin rus të stacionit duke e lënë astronautin amerikan në hapësirë. E gjithë video shoqërohet nën tingujt e këngës “Lamtumirë”.

Nëna e Vande Hei, Mary, 77 vjeç, tha për The Mail të dielën: “Është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë. Është shumë shqetësuese. Ne thjesht po lutemi shumë’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit