-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikatat, rroga minimale në Kosovë të jetë 400 euro

Kryesoret

Rritja e çmimeve të produkteve bazë ka ndikuar që propozimi i Qeverisë për pagën minimale prej 264 euro të mos pranohet nga Sindikatat në Kosovë.

Anëtari i kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rashit Mehmeti, anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social, ka thënë se pas rritjes së çmimeve buxheti i familjeve është dëmtuar shumë.

“Në radhë të parë ne nuk jemi kundër Qeverisë. Mirëpo sindikata shikon gjithmonë anën e punëtorit, e shikon shportën e punëtorit, shportën e qytetarit gjithmonë. Unë mendoj që shporta e qytetarit tash për tash është dëmtuar mjaft shumë me këto ngritje të cilat janë bërë. Paga minimale 264 euro, po them kështu në 2017 Këshilli i Ekonomiko-Social, po flas si anëtar i këtij këshilli ne e kemi aprovuar dhe jemi marr vesh me Odat ekonomike që të jetë 250 euro. Mirëpo ajo nuk u realizua asnjëherë që nga atëherë”, ka thënë ai.

Mehmeti ka shtuar se në bazë të disa llogaritjeve, paga minimale duhet të jetë jo më e vogël se 400 euro.

“Ne i kemi nxjerrë disa statistika këtu shportën e konsumatorit e cila nuk përfshin as rrymë, as ujë e as mbeturina po vetëm jetën kështu që del diku rreth 400 e diçka euro. Prandaj ne konsiderojmë që është tepër e vogël 264 euro siç e kanë nxjerr në bazë të statistikave”, ka shtuar ai.

Edhe Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se paga minimale nuk duhet të jetë nën 400 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit