-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në fshatin Mbreshtan në Berat, digjen 2 ha me shkurre dhe ullinj

Kryesoret

Rreth 2 hektarë me shkurre, ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Mbreshtan në Berat, janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës. Flakët e zjarrit, jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre, por përparuan me shpejtësi edhe drejt pemëve me ullinj.

Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të nxehta që po mbahen nën kontroll. Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, futja e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ishte e pamundur dhe fikja u krye me mjete rrethanore.

Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra si dhe rreth 40 pemë me ullinj. Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit