Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se deri tani PD-ja ka depozituar 10 padi në SPAK për inceneratorët, ndërsa po bëhet gati edhe një tjetër pasi të prezantohet raporti i plotë që u depozitua në Kuvend.
“Kemi dorëzuar 3 padi për 3 inceneratorët në tetorin 2020 në SPAK. Përkatësisht inceneratorin e Elbasanit, inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës! Gjatë javës që po përgatitej raporti përfundimtar si Parti Demokratike kemi dorëzuar edhe 7 kallëzime të tjera penale për titullarët e institucioneve; Erion Veliaj, Alqi Bllako, Armando Subashi, Emiriana Sako, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj.
Këtë javë do të prezantojmë raportin e plotë prej 120 faqesh dhe një padi për të gjithë grupin e strukturuar kriminal që u mbështet tek vota për t’iu shmangur drejtësisë.
Drejtësia duhet të vendoset sepse të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit! Koha të shohim zbatimin e saj për të gjithë qytetarët! PD do t’i shkojë deri në fund kësaj afere pa asnjë hezitim dhe pa asnjë mëdyshje” shkruan Tabaku.









