Megjithëse vendi është në krizë dhe qytetarët po dalin në protestë për rritjen e çmimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të paguajë 650 mijë euro këngëtarin Maluma, për të performuar me rastin e Ditës së Verës.
Eventi, i cili ishte parashikuar të mbahej që në vitin 2020, u shty dy vite për shkak të pandemisë Covid-19.
Kësaj here, ai do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe gjejeni pak sa duhet të paguani për të takuar Maluma-n 10 minuta? Plot 1000 euro!
Organizatorët e spektaklit kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.
Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.
Sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. Edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.