Qyteti i Shkupit njoftoi se fundjavën e kaluar janë djegur tetë konteinerë për mbeturinat komunale në hapësirat publike. Autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të Bit Pazarit, pranë të cilave janë djegur plotësisht edhe katër konteinerë, ndërsa një kontejnerë është djegur në “Debar Maalo”.
“Një sjellje e tillë e pamatur nga ana e qytetarëve rrezikon mjedisin jetësor, por edhe dëme të mëdha financiare për “Higjienën Komunale”, tha Qyteti i Shkupit.
Ata bëjnë të ditur se kontenierët e djegur janë zëvendësuar me të rinj.