Ish-presidenti i Çelsit, tani rrezikon të dënohet nga drejtësia në Portugali për tentativë mashtrimi me qëllimin e fitimit të nënshtetësisë portugeze.
Rabini i qytetit të Portos, Daniel Litvak, është arrestuar pasi mendohet se dokumentacioni që ai firmosi për prejardhjen hebraiko-luzitane të oligarkut rus, është e falsifikuar.
Agjencia “Lusa” shpjegon se sipas ligjeve në vend, pasardhësit e hebrenjve sefarditë, të cilët u përjashtuan nga gadishulli iberik në shekullin XV, kanë mundësinë që të marrin nënshtetësinë. Një ligj që ka lejuar deri tani rreth 57 mijë persona që të kërkojnë e marrin nënshtetësinë në këtë vend.
Mes tyre dhe pronari i Çelsit, që tashmë mund ta humbasë, për shkak të akuzave ndaj Litvak, i cili mendohet se ka falsifikuar provat e prejardhjes së tij për të siguruar shtetësinë. Autoritetet portugeze po hetojnë edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit hebraik në Porto nën akuzën e korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve, riciklim i parave të pista, evazion fiskal dhe grup kriminal, pasi kanë ndihmuar në mënyrë të paligjshme hebrenj të ndryshëm, që të marrin nënshtetësinë portugeze.