Aktori i humorit Florian Binaj, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, foli mbi “revoltën” e tij në protestë së fundmi.
Ai u shpreh se ishte shumë i indinjuar nga pagat, çmimet e rritura dhe njerëzit qe duan siguri.
“70% e rrogës vetëm për të ngrënë bukë. Unë dua të vërteten. Dua t ju them njerëzve qe të hapin sytë. I bej thirrje kryeministrit të ulë naftën. Presioni që shkaktoi këtë proteste ishte i jashtëzakonshëm. Fajin e kemi ne, sepse ata vijnë aty për të na shërbyer. Ata s’paguajnë asgjë, vjen një pikë që shpërthen. Deklarata e ministres, ishte një arrogancë, e pushtetarëve. Ne jemi në autokraci që ka sukses.”
Më tej, ai shtoi se është koha që të vijë një opozitë e re.