-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë i dha pafajësi, policia e mban në qeli

Kryesoret

Gjykata e Lartë e ka shpallur të pafajshëm por Policia e Elbasanit, e ka arrestuar dhe e mban në burg prej 48 orësh për të njëjtën ngjarje. Kjo është historia e pazakontë e 38-vjeçarit Ervis Hasankolli nga fshati Papër i Elbasanit.

Ai është arrestuar një ditë më parë nga policia, e cila thotë se ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që e kishte dënuar në vitin 2016 më 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, vendim i cili nuk u ekzekutua asnjëhere megjithëse prej 6 vitesh ishte ne fuqi.

Por ky vendim është kundërshtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila me 25 janar 2022 ka pranuar ankimin e Hasankollit duke e prishur vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që e kishte shpallur te pafajshëm.

Megjithatë nga dita e djeshme ai po mbahet në burg pas arrestimit nga Policia e Elbasanit ndërsa avokati mbrojtes ka kontaktuar institucionet duke i vënë në dijeni edhe pse asnjë prej tyre nuk e merr parasysh derisa Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin.

Madje një konfuzion është krijuar se kush nga prokuroritë duhet të bëjë urdherin e ekzekutimit pasi vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila tashmë ajo nuk ekziston me si institucion dhe është prokuroria dhe Gjykata e Posaçme e cla nuk e merr persipër ekzekutimin./ Oranews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit