Policia e Kosovës u njoftua se në rrugën “Marin Barleti” në Vushtri dyshohej për disa persona për përdorim të substancave narkotike.
Policia ka ndaluar për kontroll personin e dyshuar L.B., 22 vjeçar i cili, sipas policisë, “në dorë kishte pasur substancë narkotike (dyshohet marijuanë) e të cilën e hodhi ne tokë. Ajo u konfiskua nga policia dhe personi u arrestua. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të gjejnë nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë”.
Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë në qese- me peshë 19.1 gram.