-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dosja e Prokurorisë për shqiptarin e arrestuar për trafikim

Kryesoret

SAIMIR LLESHI/ Në kërkim prej disa vitesh dhe i dënuar me 10 vite burg nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.

Operacioni i koduar “Papër” çoi në pranga 38- vjeçarin, Ervis Hasankolli, banues në fshatin Papër, nga ku edhe mori emrin operacioni.

Policia tha se operacioni u ndërmor pas informacioneve në rrugë operative që informuan Policinë për praninë e të kërkuarit në banesën e tij. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

GRUPI

Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, gjykimi ndaj Hasankollit u zhvillua me procedurë normale, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në vitin 2016 dënimin e tij me 11 vite burg, duke e akuzuar atë si pjesë të një grupi që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Arrestimi ndaj anëtarëve të grupit u bë më 16 prill të vitit 2014 pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, të cilët po tentonin të kalonin drejt shtetit grek një sasi prej 2.6 kg heroinë. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar që 7 të akuzuarit ishin pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë

Në total, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në atë kohë dënimin me 74 vite burg të gjashtë të akuzuarve, përkatësisht shtetasve Aleks Kreci; Shyqyri Hasalla; Ardian Shurdha; Eli Djali; Dritan Qesja dhe Ervis Haskolli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit