Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet politikanëve amerikanë drejtpërdrejt përmes videolidhjes të mërkurën në mëngjes, thonë zyrtarët e Uashingtonit.
Në një letër të përbashkët të parë nga BBC, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thonë se ata “presin me padurim” të mirëpresin presidentin dhe t’i përcjellin “mbështetjen tonë popullit të Ukrainës teksa mbrojnë me guxim demokracinë”.
“Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata.
Letra vazhdon duke thënë se ata do të diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “sakatuar dhe izoluar” Rusinë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe të sigurisë në Ukrainë.
Javën e kaluar, Zelensky mori një ovacion të fortë kur u mbajti një video fjalim deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave.
Ai do t’u drejtohet gjithashtu parlamentarëve kanadezë të martën.